Kreu i PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe ish-ministrin e Shëndetësisë Beqaj për vjedhjen e taksave të shqiptarëve përmes koncesionit të Sterilizimit e atij të Check Up.
Në fjalimin e përnatshëm nga dritaja e shtëpisë, ai tha se mijëra shqiptarë nuk morën shërbimet e nevojshme për shkak të çimit të lartë të seteve kirugjjikale.
Ai tha se më herët sterilizimi kushtonte 1 milion euro në vit ndërsa me ardhjen e Ramës në pushtet ato kushtuan 83 milionë euro.
“Ju që ndoqët seancat e shkëlqyera të këtij komisioni, patë se si një shërbim sterilizimi iu kushtonte shqiptarëve rreth 1 milion euro në vit. Tashmë në duart e narkobanditëve, Edi Ramës, Ilir Beqës, Korbës së Kovidit, ky shërbim iu kushtonte 83 milionë euro. Duke tejkaluar çdo imagjinatë, duke tejkaluar çdo imagjinatë jo vetëm me çmimin, por edhe imagjinatën se morali i zi njerëzor mund të pranonte një vjedhje të tillë. Ndërkohë, çdo vit sipas KLSH, mbi 1 mijë të sëmurë, dhe ju lutem qytetarëve ta dëgjojnë, mbi 1 mijë të sëmurë mbeteshin pa u operuar, mbeteshin në mëshirë të fatit të tyre sepse spitalet nuk ishin në gjendje të blinin nga Rama, Korba e Kovidit dhe Beqja ky hajdut i pangopur dhe i pashpirt, të blinin setet kirurgjikale për t’i operuar ata. Por vjedhja nuk ishte vetëm me rritjen 83 herë të çmimit të sterilizimit. Vjedhja ishte sepse aparaturat më moderne të importuara dhe që paguhen nga taksat e shqiptarëve për sterilizimin, dhe që mjaftonin për sterilizimin e të gjitha seteve në Shqipëri, i mori falas kompania Rama-Beqja-Rrapaj.” – tha Berisha.