Vendosni fjalën kyçe....

“Çdo njeri ka të drejtën e dinjitetit, mos përmendni”- Spiropali-Noka debat në Kuvend: Ka vetëm dinjitetin e hajdutit


Në nisje të seancës plenare të sotme, deputeti demokrat Flamur Noka ka pasur një përplasje me kryeparlamentaren Elis Spiropali, pas një deklarate të tij lidhur me seancën e djeshme të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë. Noka, duke iu referuar ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili është i paraburgosur, ka theksuar se ai është “hajdut 2 metra i gjatë” dhe ka sulmuar Kuvendin dhe deputetët e komisionit.

Ai ka kritikuar ashpër sjelljen e Beqajt gjatë seancës dhe ka akuzuar autoritetet për mos mbajtjen e rendit. “I burgosur për vjedhje guxon të sulmojë dhe të agresojë Kuvendin e Shqipërisë,” u shpreh Noka. Ai ka shtuar se Beqaj, në vend që të jepte llogari, ishte i thirrur për të dëshmuar në një betim dhe nuk ka pasur asnjë të drejtë të fyejë institucionin.

Kryeparlamentarja Elis Spiropali i është përgjigjur menjëherë, duke theksuar se çdo person ka të drejtën për të ruajtur dinjitetin e tij dhe e ka tërhequr vëmendjen Noka-s të mos fyejë askënd në sallë. “Çdo njeri ka të drejtën e dinjitetit, mos përmendni,” tha Spiropali, duke iu përgjigjur akuzave të Noka-s.

Noka: I burgosur për vjedhje guxon të sulmojë të agresojë Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e komisionit hetimor të shëndetësisë. Në vend të jap llogari, ishte i thirrur në betim.

Spiropali: Çdo njeri ka të drejtën e dinjitetit, mos përmendni.

Noka: Zonjë, një hajdut, 2 metra i gjatë ka vetëm dinjitetin e hajdutit.

Spiropali: Ju tërheq vëmendjen. Nuk është procedurë kjo.

Noka: Ajo sjellje tregon qasjen tuaj për të mbrojtur hajdutët. Të njëjtët gjë që bëtë me Olta Xhaçkën, me Frida Krifcën. Megjithëse i burgosur u përpoqët tjetërsoni. Shkelni çdo normë. Komandanti i gardës duhet të mbajë përgjegjësi. Mbrëmë pa asnjë punonjës garde në sallën ku zhvillohej komisioni. Hajduti 2 metra bashkë me avokatin guxonin të intimidonin deputetët. Edhe ju në sallën e Kuvendit keni urdhëruar gardën

Spiropali: Zoti Noka përfundoni, edhe pse nuk ishte për procedurë. Nuk ka penguar kush as hetimin.