Deputeti Agron Shehaj shpërtheu në seancën plenare gjatë interpelancës me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçi, duke e akuzuar për pandjeshmëri ndaj problemeve të qytetarëve dhe për trajtimin e rasteve të vdekjes në Spitalin Onkologjik si thjesht “fatkeqësi”. Shehaj i kujtoi ministres rastin e një prindi që humbi djalin në spital dhe e kritikoi për përgjigje banale dhe të paemocionuara.
Ai akuzoi Koçin se nuk po siguron ilaçet dhe shërbimet e nevojshme për pacientët, duke i kërkuar llogari për dështimin e sistemit shëndetësor. Shehaj theksoi se përgjegjësia për humbjen e jetëve është e Ministrisë dhe jo e pacientëve, duke shtuar se ndihma ndaj qytetarëve duhet të jetë prioritet, dhe jo të tallesh me fatkeqësitë e tyre.
Shehaj: Përgjigja juaj ishte mediokre, banale dhe pa asnjë lloj ndjeshmërie, si mund të dilni aty dhe të talleni me broçkulla duke thënë është fatkeqësi, çdo sëmundje është fatkeqësi. Por në rastin konkret jeni shtuar ju. Duhet të garantoni ilaçet në spitale. Si guxoni të thoni fatkeqësi. Nuk ke nga t’ja nisësh. Zotëria ka humbur jetën dhe ju thoni sëmundje e pashërueshme dhe duhej kapur,. Fajin e ka ai që nuk bëri kontrolle? Ai e ka fajin? Fajin e keni ju. Nuk e ka ai. Nuk mund të vini këtu dhe të talleni me jetën e njerëzve dhe e quani fantazi. Si mund të thuash thashetheme.
Të tregova dëshminë e babait që humbi djalin. Nuk e kishim lënë që të flisnim me raste. Duhet të fillojmë të flasim me raste, jo me broçkulla. Raste ka pafund. Ata që shkruajnë në rrjetet sociale janë njerëz dhe qytetarë. Tregojnë rastet e tyre. Pyeta qytetarët për çfarë ta pyes. Sepse thoni është çdo gjë falas. Doni raste të tjera.
Perlën e thatë kur më thatë pse nuk erdhët të më trokisni. Ju jeni shërbëtore. Duhet të shërbeni qytetarët. Ça do bënit ju po të trokisja unë? Ju vendosni kush do jetojë dhe do vdesin ë këtë vend. Si mund ta thuash një gjë të tillë? E vërteta është që paratë e ilaçeve i keni në xhepat tuaja. Futeni dorën tek çanta juaj. I keni bërë vila, resorte. Dëgjova fjalën dinjitet. Duhet të kujdesemi për dinjitetin e Beqajt. Një ish ministër i akuzuar për korrupsion vjen në komision hetimor dhe thotë po nuk më dhatë poëer point nuk flas. Jeni bërë milionera dhe t’ju trokasim tek dera aman ma jepni atë ilaçin.