Vendosni fjalën kyçe....

Korrupsion në tentativë ndaj Policisë Rrugore, 82 të arrestuar


82 qytetarë janë arrestuar pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë.

Sipas njoftimit të bërë në një postim në Facebook, Ministria e Brendshme thekson se lufta kundër kësaj dukurie do shtohet si ndaj atyre që shkelin rregullat, si ndaj atyre që përpiqen të korruptojnë efektivët.

“Shkon në 82 numri i personave të arrestuar “Për korrupsion aktiv” ndaj punonjësve të Policisë Rrugore, mbetur në tentative. Së fundmi është arrestuar shtetasi Y.A. 20 vjeç, i cili është konstatuar duke qarkulluar me automjet duke vazhduar lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë.

I kapur në shkelje ai ka tentuar t’i ofrojë punonjësit të Policia e Shtetit rryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të Policisë. Policia Rrugore Tiranë apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112!” – thuhet në njoftim.