Vendosni fjalën kyçe....

Nikki Haley sulmon Trump-in pasi ai s’e përfshiu në administratë: Gjithsesi s’doja të punoja për të


Nikki Haley, kandidatja e dështuar presidenciale dhe ish-ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, u përpoq të njollosë Presidentin e zgjedhur Donald Trump si “të cekët” pasi ky i fundit deklaroi se nuk do t’i ofronte asaj një pozicion në administratën e tij të dytë.

Komenti duket se ekspozon pakënaqësinë e Haley-t ndaj Trump, i cili e mundi atë në primaret presidenciale republikane të vitit 2024.

Ajo përfundimisht tha se do votonte për Trump në muajt para ditës së zgjedhjeve, por pavarësisht kësaj Trump nuk e zgjodhi si zv.presidente. Pasi Trump mposhti Harrisin thellë në zgjedhjet e 5 nëntorit, Trump tha se Hale nuk do kishte vend në administratën e tij të dytë.

“Unë nuk do e ftoj ish-ambasadoren Nikki Haley, apo ish-sekretarin e shtetit, Mike Pompeo, për t’iu bashkuar administratës Trump,” postoi ai në Truth Social.

Haley, e cila pretendon se nuk donte të punonte për Trump, tha të mërkurën se Trump ishte “i cekët” dhe se ai “po luante lojëra” që ajo “nuk kishte nevojë t’i luante”.

“Unë e di lojën që ai po bën. Unë nuk kam nevojë të luaj atë lojë,” tha ajo në emisionin e saj të përjavshëm radio në SiriusXM.

“Ai mund të jetë i cekët ndonjëherë, dhe mendoj se ai e tregoi këtë.”

“Nuk kisha interes të isha në kabinetin e tij. Ai e dinte këtë”, shtoi ajo.

“Në këtë pikë, ne duhet të lutemi që Presidenti Trump të punojë mirë, ne duhet të lutemi që të gjithë ata që ai emëron të punojnë mirë”, tha ajo.