Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë 52-vjeçari në Tiranë


Një 52-vjeçar u qëllua mbrëmjen e sotme me armë zjarri në rrugën Faik Konica në Tiranë.

Shtetasi Eduart Reçi u plagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën te Spitali i Traumës.

“Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar”, njofton policia.