Në orët në vijim, qyteti i Vlorës pritet të përfshihet nga reshje shiu me intensitet të lartë. Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë.
Po kështu bashkia deklaron se grupet e Ujësjellës Kanalizimeve dhe bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.
Bashkia apelon për kujdes dhe bashkëpunim nga qytetarët për të menaxhuar më mirë situatën dhe për të shmangur dëmtimet e mundshme.
NJOFTIMI I PLOTË
Në orët në vijim, qyteti i Vlorës pritet të përfshihet nga reshje shiu me intensitet të lartë.
Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si:
“Albano&Romina”
Biblioteka Publike
Pranë Kishës Orthodhokse
Në “Skelë” te dykalimshi
Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.
Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut me prezencë të ujit, na kontaktoni:
EMERGJENCAT: 127,128,129
FACEBOOK: Ujësjellës Kanalizime Vlore
INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore
FACEBOOK: Bashkia Vlorë