Vendosni fjalën kyçe....

Prokurorët francezë kërkojnë 5 vite burg e ndalim nga jeta politike për Marine Le Pen


Prokurorët francezë kanë kërkuar burgim dhe ndalim pesëvjeçar nga politika për drejtuesen e krahut të djathtë Marine Le Pen, duke penguar potencialisht përpjekjen e saj për të garuar në zgjedhjet presidenciale të vittn 2027.

Le Pen, partia e saj Rally Kombëtare (RN) dhe më shumë se 20 anëtarë të saj akuzohen se kanë përdorur paratë e Parlamentit Evropian për të paguar stafin që në fakt punonte për RN në Francë, akuza që ata i mohojnë.

Pas gati gjashtë javësh seanca dëgjimore në gjykatën penale të Parisit, prokurorët francezë njoftuan të mërkurën se kërkonin një dënim për Le Pen me pesë vjet burgim dhe ndalimin nga politika për pesë vitet e ardhshme. Prokuroria kërkoi gjithashtu që RN të gjobitet me 2 milionë euro dhe vetë Le Pen me 300,000 euro.

Prokurorët kërkuan gjithashtu që dënimi i papërshtatshmërisë të jepej “me ekzekutim të përkohshëm”, që do të thotë se do hynte menjëherë në fuqi dhe Le Pen nuk mund të kandidonte për zgjedhje të reja gjatë kësaj periudhe, edhe nëse do kishte apelim kundër vendimit të gjykatës.

Duke folur për gazetarët pas seancës dëgjimore, Le Pen tha se ky ishte një sulm ndaj demokracisë dhe një përpjekje e prokurorit për ta ndaluar atë nga skena politike: “E vetmja gjë që i interesonte prokurorisë ishte ‘Marine Le Pen’ duke kërkuar edhe një herë përjashtimi nga jeta politike për mua dhe privimin e francezëve nga munddësia për të votuar kë të duan”.