Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali i ndaloi fjalën deputetes Elda Hoti, deputetët e PD-së i afrohen foltores të indinjuar


Kur deputetët e opozitës u ngritën në këmbë dhe i afruan foltores pasi kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ndaloi fjalën e deputetes Elda Hoti, duke argumentuar se ndërhyrja e saj nuk përputhej me procedurën.

Menjëherë, punonjësit e Gardës së Republikës u afruan për të ruajtur rendin, por Spiropali i kërkoi që të largohet, duke theksuar: “Nuk intimidoni askënd, nuk ka nevojë për Gardën e Republikës.”

Deputetët e opozitës kërkuan nga Spiropali që të mos iu ndalonte fjalën dhe të lejonte folësit të shprehnin mendimet e tyre. Pas këtij momenti tensioni, deputetja e PD, Elda Hoti, vazhdoi fjalën e saj.