Vendosni fjalën kyçe....

U torturuan në Abu Ghraib nga kontraktori amerikan, tre irakianë dëmshpërblehen me 42 milionë dollarë


Tre ish-të burgosur të Abu Ghraib kanë fituar një dëmshpërblim prej 42 milionë dollarësh kundër një kontraktori amerikan të mbrojtjes në lidhje me goditjet elektrike, rrahjet dhe abuzimet e tjera që burrat thonë se kanë vuajtur në burgun famëkeq të operuar nga ushtria amerikane pas pushtimit të Irakut në vitin 2003.

Juria ia dha shumën Salah Al-Ejaili, gazetar; Suhail Al Shimari, drejtor i një shkolle të mesme; dhe Asa’ad Zuba’e, një shitës frutash. Burrat kishin paditur kontraktorin e mbrojtjes CACI Premier Technology. Secili prej tyre u mbajt në burgun e Bagdadit, ku hetuesit e CACI urdhëruan që burrat të torturoheshin, sipas dosjeve të paditësit në gjykatën federale.

Vendimi mbyll një sagë të gjatë ligjore që daton në vitin 2008, kur u ngrit padia në Distriktin Lindor të Virxhinias. CACI do t’i duhet t’i paguajë secilit prej 3 milion dollarë dëmshpërblim dhe 11 milion dollarë për dëme ndëshkuese.

Dhjetëra personel ushtarak u dënuan për akuza penale për abuzimet në burgun në fjalë, por vendimi i së martës shënon herën e parë që kontraktorët privatë gjenden përgjegjës për torturë në Abu Ghraib.