Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: SPAK të hetojë Ballukun, të zbardhet skema kriminale në sektorin energjetik


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Bardhi i ka bërë thirrje SPAK-ut të hetojë ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për çmimin e energjisë.

Ai shkruan se Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë në rajon, madje edhe më të lartë se Kosova që nuk ka burime të rinovueshme.

Sipas demokratit përgjegjëse për këtë është numri dy i qeverisë që shmang Bursën e Energjisë në shitblerjen e saj.

“Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen. Ndërsa qyetarët e Kosovës paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/100 kWh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/100 kËh. Kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për Buxhetin e Shtetit sepse energjinë e blemë shtrenjtë dhe e shesim lirë. Kjo është kriminale dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Ministres Belinda Balluku. Kjo skemë kriminale duhet të zbardhet dhe ndëshkohet nga SPAK. Çdo vonesë apo mosveprim rëndon mbi xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë, që u shtohet çdo ditë kosto e jetesës për shkak të babëzisë për të vjedhur çdo gjë dhe kudo.” – shkruan Bardhi.