Vendosni fjalën kyçe....

E përplas makina, humb jetën 60-vjeçari në Dibër


Një 60-vjeçar në Dibër ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur te “Ura e Gjoricës” ndërsa viktimë ka mbetur Fehmi Leka.

Viktima punonte si punonjës sigurimi në një kompani private ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi

“Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Femi Leka, rreth 60 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.