Klubi i Lioni është ndëshkuar ashpër duke zbritur në Ligën 2. Mbikëqyrësi financiar francez i futbollit (DNCG) ka vendosur të godasë klubin e Ligue 1 në pronësi të John Textor me një rënie të përkohshme në Ligue 2, si dhe një ndalim të transferimeve dhe mbikëqyrjen e shpenzimeve.
Një masë e tillë ishte e pritshme duke marrë parasysh se borxhi i klubit të Ligue 1 thuhet se u rrit nga 458 milionë euro në 508 milionë euro.
Thuhet se Textor i tha mbikqyrësit financiar se Lyon do jetë në gjendje të shesë lojtarë si dhe një aksion prej 45% në skuadrën e Premier League, Crystal Palace për të ekuilibruar llogaritë.
Pavarësisht besimit të biznesmenit amerikan se takimi me DNCG-në shkoi mirë, mbikëqyrësi financiar me sa duket nuk ishte dakord.