Vendosni fjalën kyçe....

“Fitorja e Trump ngjarja më e rëndësishme pas rënies së komunizimit” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha e quajti fitoren e Donald Trump-it ngjarjen më të rëndësishme që pas rënies së Murit të Berlinit.

Ai komentoi zhvillimet e viteve të fundit në SHBA, ku komunizmi pasi gjeti strehë atje duke sulmuar në mënyrë agresive familjen dhe vlerat e saj.

Kryedemokrati shtoi se e majta ekstreme në SHBA ka nisur prej kohësh një agresion kundër forcave konservatore në botë.

“Fitorja e Trump është ngjarja më e rëndësishme në historinë e lirisë pas rënies së perdes së hekurt. fantazma e komunizmit u largua nga vendet e tjera dhe gjeti strehim në SHBA. Kjo fantazmë u shpreh me agresionin e paprecedentë ndaj familjes dhe vlerave të saj.  U shpreh me çrrënjosjen e trashëgimisë kulturore, u shpreh me grushtin e shtetit kundër opozitave konservatore. Përsa i takon Sali Berishës janë 3 letra të personalizuara për mua nga një kongresmen që ishte në atë kohë në Komisionin e Jashtëm të përfaqësuesve. Por unë edhe njëherë, nuk kam lobuar. Kur iu drejtova Gjykatës, i qëndrova besnik parimeve të Gjykatës. Është një agresion i të majtës ekstreme amerikane kundër forcave koservatore në botë.” – tha Berisha në emisionin “Log” në News24.