Deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja tha pas daljes nga SPAK se nuk ka pasur kurrë aplikacionin Sky ECC. Ai mohoi gjitashtu të ketë strehuar në banesë persona të shpallur në kërkim nga policia.
“Nuk kam patur kurrë aplikacion Sky ECC dhe nuk jam unë ai që komunikoj me ata njerëz. Unë nuk kam përkrahur asnjë person në kërkim, as nuk kam strehuar.” – tha Çyrbja.
Ish-deputeti i PS-së u pyet nga prokurori i çështjes nga ora 12:00 deri në 14:00.
Ai akuzohet për shitje të sekretit shtetëror te grupet kriminale, për dekonspirim të aksioneve të policisë e bashkëpunim me grupet kriminale.
Ai akuzohet gjithashtu se ka strehuar Altin Hajrin, i shpallur në kërkim për rrëmbimin e vrasjen e Jan Prengës.