Vendosni fjalën kyçe....

Parashikoi fitoren e Trump-it, FBI-ja bastis shtëpinë e shefit të platformës së lojërave të fatit


Agjentët federalë sekuestruan telefonin dhe pajisjet elektronike të shefit ekzekutiv të Polymarket, Shayne Coplan, në apartamentin e tij në Manhattan, vetëm një javë pasi platforma e basteve të kriptove parashikoi saktë fitoren e Donald Trump-it në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Neë York Post raporton se FB-ja e kreu bastisjen herët në mëngjes në apartamentin e 26-vjeçarit Shayne Coplan, themelues dhe drejtues i platformës së parashikimeve Polymarket. Sipas një burimi të afërt, Coplan-it nuk i është dhënë një arsye për sekuestrimin e telefonit dhe pajisjeve të tjera elektronike, por bastisja dyshohet të jetë e motivuar politikisht.

Burimi beson se veprimet e qeverisë janë një formë e “teatrit të madh politik” dhe ndëshkimit kundër Polymarket për parashikimin e saktë të fitores dërrmuese të Donald Trump-it ndaj zëvendëspresidentes Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale. Sondazhet tradicionale kishin treguar një rezultat tjetër, duke bërë që parashikimi i suksesshëm i Polymarket të binte në sy.

Spekulimet sugjerojnë gjithashtu se FBI-ja mund të jetë duke vepruar sipas raporteve të fundit të medias së majtë që akuzojnë Polymarket për manipulim të tregut dhe manipulim të sondazheve të tij në favor të Trump. Megjithatë, një zëdhënës i Polymarket deklaroi se platforma është “plotësisht transparente” dhe lejon vëzhguesit nga e gjithë bota të analizojnë të gjitha të dhënat e tregut si një e mirë publike, shkruan Breitbart.

Platforma ka qenë e lidhur me aleatët e Trump-it, me miliarderin Peter Thiel  i cili thuhet se ka mbledhur rreth 70 milionë dollarë fonde për kompaninë.