Vendosni fjalën kyçe....

Rrugët që bllokohen për ndeshjen me Çekinë, policia thirrje tifozëve: Mos i shfaqni biletat online


Policia ka publikuar planin e masave të marra për ndeshjen e nesërme ndaj Çekisë në “Air Albania”, ndeshje e vlefshme për fazën në grupe të Ligës së Kombeve.

Rrugët e mëposhtme do jenë të bllokuara nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;

Rruga “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Themistokli Gërmenji”;

Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;

Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Policia paralajmëron tifozët që të mos i shfaqin biletat në rrjetet sociale për shkak të rrezikut të dublikimit.

“Mund të dublikohen në kundërshtim me ligjin. Çdo biletë është e pajisur me barcode, është personale dhe duhet të mbahet vetëm nga shtetasi që e posedon, i cili sipas rradhës, do të kalojë vetëm, për t’iu kontrolluar barcode nga pajisja që regjistron automatikisht çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar.”

Shqipëria mban vendin e tretë në grup pas katër ndeshjesh ndërsa Çekia të dytin. Te ditë më pas kombëtarja e Silvinjos pret sërish në “Air Albania” Ukrainën.