Vendosni fjalën kyçe....

Tedi Blushi në protestën para bashkisë Tiranë: Asnjë besim te kjo drejtësi


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, mbajti sot një fjalim të fuqishëm gjatë protestës së opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës. 

Blushi theksoi se protestat e opozitës, të cilat zhvillohen pothuajse çdo të premte para Bashkisë, kanë si qëllim kundërshtimin e drejtuesve të Bashkisë së Tiranës dhe skandalit të njohur si “5D”, ku akuzohen drejtorët për lidhje me korrupsionin. Ai e përshkroi këtë protestë si një qëndresë të shprehur ndaj “simbolit më të urryer të korrupsionit”.

Përballë institucioneve të korrupsionit dhe një drejtësie të dështuar, Blushi shprehu dyshimin e thellë të qytetarëve ndaj strukturave aktuale të shtetit dhe drejtësisë. Ai u shpreh se populli duhet të bëjë drejtësinë vetë, pasi nuk mund të presin që autoritetet që janë pjesë e këtij sistemi të korruptuar, siç tha ai, të sjellin drejtësi.

Tedi Blushi: Të dashur qëndrestarë! Të dashur qytetarë të Tiranës, që qëndroni këtu prej muajsh, në këtë qëndresë heroike kundër simbolit më të urryer të korrupsionit.

Përpara kësaj grope skeptike korrupsioni korrupsioni, që vitin e ardhshëm parashikon të vjedhi edhe 500 milion Euro taksat tuaja.

Në fakt ky mostër do ta marrë përgjigjen nga ne dhe jo nga Zoti, sepse ne nuk mund të presim që një ordiner dhe një hajdut, ky prindi 2 I Xhorxh Sorrosit në Shqipëri, të tallet me taksat tuaja, ndaj është koha ta tërheqim zvarrë dhe ta varim në shtyllën e turpit, sepse askush nuk mund të ketë më besim te kjo drejtësi, sepse Altin Dumani është një Erjon Veliaj I drejtëisë, tashmë është një Edi Rama në krye të drejtësisë, sepse ai është vendosu aty vetëm në funksion të axhendave politike dhe personale të Edi Ramës, vetëm për të mbështetur hajdutërinë e Erjon Velisë.

Asnjë besim tek kjo strukturë, asnjë besim tek kjo drejtësi. Drejtësinë duhet ta bëjmë ne, drejtësinë duhet ta bëjë populli.

Besoj e morrët vesh se kush do jenë 12 Drejtorët e rinj të Policisë së Shtetit, të gjithë të lidhur me krimin e organizuar, të gjithë të lidhur me trafikun e drogës dhe janë vendosur aty vetëm për një qëllim, se sit ë vjedhin vota për Edi Ramën, se sit ë vjedhin vota për Erjon Velinë, se sit ë vjedhin vota për kukullën e Vangjush Dakos në Durrës, se sit ë vjedhin vota për banditët në Shkodër, se sit ë vjedhin vota për banditët në Elbasan.

Asnjë besim dhe të kjo strukturë, ndaj është koha që drejtësinë ta bëjmë ne, është koha që ta arrestojmë ne Erjon Velinë, jo vetëm të martë, por cdo ditë në protest, cdo ditë në revolt, cdo ditë në përballje dhëmb për dhëmb me cdo sakrificë, deri sa ti shporrim.