Ndeshja mes Rumanisë e Kosovës në Bukuresht është ndërprerë pas koreve raciste kundër kombëtares së Kosovës dhe një pankarte ku shkruhej se “Kosova është Serbi”.
Gjyqtari i ndeshjes e ndërpreu takimin duke i çuar lojtarët në dhomat e zhveshjes.
Rezultati i ndeshjes para ndërprerjes ishte 0-0.