Vendosni fjalën kyçe....

Tifozët izraelitë përleshen me policinë dhe tifozët në Paris


Më shumë se 4 mijë policë dhe personel sigurie ishin të angazhuar për të garantuar paqen gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Francës dhe Izraelit, por edhe në “Stade de France” nuk munguan incidentet mes tifozëve, ndonëse forcat e rendit ndërhynë shpejt dhe mënjanuan përplasjet.

Përleshjet nisën gjatë ekzekutimit të himnit të Izraelit, kur tifozët francezë filluan të fërshëllejnë dhe të shprehin kundërshtinë, një reagim që lidhej me tensionet e mëdha për shkak të konfliktit të vazhdueshëm mes Izraelit dhe Palestinës. Më pas, situata u përshkallëzua edhe në tribunat e sipërme të stadiumit, ku pati përplasje mes grupeve të tifozëve, disa prej të cilëve mbështesnin Izraelin, ndërsa të tjerë Palestinën.

Policia ndërhyri menjëherë dhe e kontrolloi situatën, duke e parandaluar përhapjen e dhunës. Ndeshja përfundoi në barazim 0-0, rezultat që i përshtatet më shumë Francës. Kjo ngjarje pason incidentin e një jave më parë, kur tifozët e Maccabi Tel Aviv u sulmuan nga ultrasit e Ajax në Amsterdam gjatë një ndeshjeje të Ligës së Evropës.