Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Vrasja e Eduart Reçit, ekzekutim mafioz që do të mbetet pa u zbardhur


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, duke e cilësuar atë si një “ekzekutim mafioz”.

Në një konferencë për shtyp, Berisha akuzoi shtetin për përhapjen e krimit dhe mafies në institucione dhe tha se ngjarja do të mbetet pa autor dhe pa u zbardhur, siç ka ndodhur edhe me vrasjet e tjera.

Ai theksoi se Reçi, një ish-punonjës i Shërbimit Informativ, nuk ka pasur asnjë lloj implikimi në aktivitete të dyshimta.

“Me vendosjen e përfaqësuesve të mafies në të gjithë drejtoritë e qarqeve, vrasjet, tritoli janë bërë rregull i përnatshëm.
Unë dënoj vrasjen e biznesmenit Reçi, ish-punonjës i përgjegjshëm, oficer i përgjegjshëm i Shërbimit Informativ, për të cilin nuk figuron asnjë lloj implikimi, asnjë lloj problematike.
Një vrasje mafioze e shtetit mafioz, dhe që si çdo vrasje tjetër, mbetet pa autor dhe pa u zbuluar”, u shpreh ai.