Vendosni fjalën kyçe....

I shpallur në kërkim për ushtrim dhune, arrestohet Flamur Rraja


Policia ka vënë në pranga Flamur Rrajën, vëllain e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, pas akuzave për dhunë fizike ndaj Kujtim Cacës dhe pjesëtarëve të familjes së tij. Ngjarja ka ndodhur në kuadër të një konflikti për pronat.

Flamur Rraja ishte shpallur në kërkim, ndërsa emri i tij është përmendur edhe në një tjetër ngjarje të dhunshme të ndodhur më 6 korrik 2023. Në atë rast, ai së bashku me anëtarë të tjerë të fisit Rraja, përfshirë dhe vëllanë e tij Xhelal Rraja, ushtroi dhunë fizike ndaj anëtarëve të fisit Maja.