Shqipëria do të masë forcat me Çekinë në Stadiumin Kombëtar, në këtë mbrëmje të së shtunës.
Si në takimet e tjera të Nations League, edhe për këtë sfidë, tifozët e kuqezinjve do të përkrahin skuadrën e Sylvinhos nga shkallët e stadiumit.
Në orët e pasdites, mbështetësit kanë krijuar atmosferë të zjarrtë në rrugët e kryeqytetit, ku nuk mungojnë këngë, flamuj, apo edhe fishekzjarre.
Tifozët kanë filluar të afrohen në stadium, për ndeshjen që fillon në orën 20.45.