Vendosni fjalën kyçe....

6 vite në detyrë, dorëhiqet presidenti i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut


Presidenti  Federatës së Futbollit të Maqedonisë Muhamed Sejdini është dorëhequr pas gjashtë vitesh në detyrë.

Dorëheqja e tij u  shqyrtua e pranua nga Këshilli Drejtues i FFM-së pas ndeshjes të së dielës mes Maqedonisë së Veriut dhe Ishujve Faroe, shkruan Alsat, ndeshje e fituar ngushtësisht nga vendasit 1-0.

Presidenti i ri pritet të zgjidhet më 22 dhjetor.

Muamed Sejdini u zgjodh në krye të FFM-së në vitin 2018 duke zëvendësuar Ilço Gjorgjievskin.