Vendosni fjalën kyçe....

Dy ditë seanca maratonë për buxhetin, Berisha paralajmëron protesta


Ndërsa deputetët e PS-së pritet të diskutojnë dhe miratojnë buxhetin evitit 2025, deputetët e PD-së kanë paralajmëruar protestë për të penguar miratimin e tij.

Buxheti për vitin  2025 është 8 miliardë euro dhe është më i madhi ndonjëherë. Lekët do përdoren për të çuar para reformat, sipas qeverisë  dhe financimin e kantiereve të nisura prej kohësh.

Buxheti nuk parashikon rritje pagash a pensionesh. Një pjesë e tij do përdoret për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, autostradën Elbasan-Qafë Thanë e rrugën Ndroq-Plepa. Pjesë të buxhetit do shkojnë gjithashtu për pagesat e koncesioneve.