Një punonjës ndërtimi, 57-vjeçar, i identifikuar si Ndue Nikolli, është dëmtuar teksa punonte në Sarandë.
57-vjeçari dyshohet se ka rënë nga lartësia teksa punonte në një godinë.
Nikolli me banim në Durrës ka pësuar dëmtime në kokë, ndërsa është transportuar me helikopter drejt Tiranës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet.