Jamarbër Malltezi ka paditur në SPAK, kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla dhe dy prokurorët, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonaj.
Malltezi e ka paditur Ramën dhe i ka kërkuar SPAK-ut ta hetojë për vendimin e dhënë për ta kthyer zonën e ish-klubit Partizani nga zonë sportive në zonë ndërtimi gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Tiranës, vendimet të cilat Malltezi thotë se gjykatat e asaj kohe kanë provuar se Rama i pengoi për shkak se mori vesh që në projektin për ndërtimin ishte Jamarbër Malltezi dhëndër i Sali Berishës, kundërshtarit të tij politik.
Taulant Ballën, e ka kallëzuar se sipas Malltezit ka kryer kallëzim të rremë në SPAK se toka ishte shpronësuar gjatë pushtimit italian.
Ndërsa për dy prokurorët e SPAK-ut, Malltezi e ka bërë kallëzimin me pretendimin se kanë shkelur ligjin dhe procedurat me hetimet e tyre për çështjen Partizani për të cilën Sali Berisha dhe Malltezi janë në kufizim lirie.