Qeveria greke e kryeministrit Mitsotakis ka përjashtuar ish-kryeministrin Kostas Samaras nga partia në pushtet. Me këtë lëvizje, numri i deputetëve të shumicës qeverisëse është ulur në 155 në parlamentin prej 300 vendesh.
Në një intervistë të botuar nga gazeta greke “Vima”, Samaras kritikoi politikat e kryeministrit Mitsotakis dhe ministrit të Jashtëm Gerapetritis, veçanërisht negociatat e tyre të rinovuara me Turqinë për shumë çështje të pazgjidhura.
Samaras shkruante se qeveria “e nis dialogun duke deklaruar paraprakisht se do bëjë lëshime nga qëndrimet e saj fillestare”.
Zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis tha se Samaras nuk ka shprehur asnjë qëndrim në intervistë, por “mospajtim të plotë me gjithë politikën e qeverisë”.
“Shumica e qeverisë mbetet e vendosur në rrugën e saj, pa z. Samaras,” tha Marinakis.
“Askush nuk ka të drejtë të luajë me stabilitetin e vendit në këto kohë të trazuara.” – shtoi ai.