Vendosni fjalën kyçe....

Scholz zbulon se çfarë i tha Putinit: Pikëpamjet e tij për Ukrainën s’kanë ndryshuar, lajm i keq


Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zbuluar hollësitë e bisedës së tij telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, duke vënë në dukje se nuk ka pasur ndryshim të dukshëm në pozicionin e Kremlinit për luftën në Ukrainë.

Biseda një orëshe e së premtes ishte biseda e parë e drejtpërdrejtë midis krerëve të dy vendeve më të fuqishme të Evropës në pothuajse dy vjet.

“Biseda ishte shumë e hollësishme, por ndihmoi për të njohur se në pikëpamjet e presidentit rus për luftën ka ndryshuar shumë pak gjë dhe ky nuk është një lajm i mirë”, u tha Scholz gazetarëve në një konferencë shtypi në Rio de Zhaneiro të dielën, ku ai po merr pjesë në samiti i G20.

Scholz tha se ai përdori mundësinë për të nënvizuar angazhimin e vijueshëm të Gjermanisë për të mbështetur Ukrainën, së bashku me partnerët e saj perëndimorë.

Kancelari shprehu gjithashtu besimin e tij në rëndësinë e bisedimeve me Moskën.

“Ishte e rëndësishme t’i thoja Putinit se Gjermania, Evropa dhe shumë të tjerë në botë nuk do e ndalin ndihmën për Ukrainën,” tha ai.