Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend, pas deklaratave të këtij të fundit, që i quajti “mbeturina” deputetët e opozitës. Bardhi e cilësoi këtë si një tentativë për të shmangur diskutimin mbi buxhetin dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet reale të vendit.
Bardhi i kërkoi Ramës që të “lahet dhe kurohet” para se të vazhdojë të mbajë postin e Kryeministrit, duke e akuzuar atë për lidhje me krimin e organizuar.
“Derdhe ujë në mënyrë të pakontrolluar dhe ike. Mendon se duke fyer opozitën, ne do biem në kurthin tënd dhe nuk do merremi me buxhetin, por ne do të merremi me buxhetin.
Ne jemi ndryshe nga ty që mban karrigen e kryeministrit me krimin e organizuar.
Se kush është mbeturinë, i palarë dhe që qelbet erë 3 km nga vendi ku është atë e di çdo njeri këtu, shko prit thonjtë, lahu, kurohu dhe pastaj hajde bëj kryeministrin e Shqipërisë
Buxheti është dëshmi e korrupsionit galopant. Kjo qeveri nuk do t’ia dijë për fermerët. Lëmoshat i jep për pensionistët për zgjedhje. Çmimet janë rritur aq shumë, sa shumica e popullsisë nuk i përballon dot”, u shpreh Bardhi.