Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi-Ramës: Mashtrues, pensioni minimal në Malin e Zi 450 euro, po tallet me pensionistët shqiptarë


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Bardhi denoncoi kryeministrin Rama se po mashtron pensionistët e shqiptarët me buxhetin e vitit 2025.

Ai tha se ndryshe nga sa deklaroi kreu i qeverisë, pensionistët shqiptarë janë shtresa më e nëpërkëmbur jo vetëm në vend po edhe krahasuar me pensionistët në rajon.

Bardhi shtoi se pensionet minimale në Malin e Zi janë 450 euro, ndërsa ato mesatare në Serbi e Maqedoninë e Veriut janë 360 e 405 euro përkatësisht.

“S’ka asnjë surprizë, foli e duatrokiti veten, lumturoi edhe këta në këtë krah se është buxheti i këtyre, jo i shqiptarëve. Buxheti i ardhshëm ka zero lekë rritje për pensionistët. Kujtohet për ta  vetëm njëherë në katër vite. Ashtu siç bën me ata në nevojë, që ua jep nga lekët që u vjedh shqiptarëve dhe ua jep nga 50 apo 100 euro kur vijnë zgjedhjet. E dini sa është pensioni minimal në Malin e Zi 450 euro. Në Serbi pensioni mesatar është 380 euro, në Mqedoninë e Veriut 405 euro. Në Bosnje 360 euro. E dini sa është në Shqipëri z. ministër i Financave. Asnjë nder s’po u bëni pensionistëve, janë lekët e tyre.” – tha Bardhi