Vendosni fjalën kyçe....

Buxheti 2025, Berisha: Balluku, hajdute që nuk njeh standard e moral, ka hyrë në Guiness


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po mban një konferencë për shtyp, ku ka kritikuar ashpër buxhetin e vitit 2025, duke e cilësuar atë si një “buxhet të vjedhjeve më të mëdha në histori”.

Sipas Berishës, edhe pse buxheti prej 8.2 miliardë eurosh do të duhej të ishte një mbështetje për qytetarët, ai përkundrazi shërben për të adresuar fonde masive në duar të grupeve të caktuara dhe për të mbështetur projektet që sipas tij janë të lidhura me korrupsionin.

Berisha akuzoi ministren Balluku për shpërndarjen e 13 kilometra rrugë në 14 kontrata të ndara, që sipas tij ka për qëllim vjedhjen e parave të qytetarëve. 

“Buxheti prej 8.2 mld eurosh në mënyrë tragjike në vend që të jetë edhe buxheti i mbështetjes së qytetarëve, është buxheti i vjedhjeve më të madhe në histori dhe adresimit të 90 përqind të fondeve drejt duarve të qytetarëve, drejt lubi Ballukut që ndaj 13 km rrugë në 14 kontrata për të vjedhur 14 herë, ka hyrë në Guiness, kjo hajdute shpifarake që nuk njeh standard e moral dhe që një vepër prej 27 km rrugë vijon ta vjedhë nga viti 2013 deri më sot”, tha ai.