Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar sqarime nga Ministri i Financave, Petrit Malaj, lidhur me fondin e parashikuar për rritjen e pensioneve në vitin 2025. Gjatë seancës parlamentare, Bardhi ka theksuar se pyetja e tij ishte konkrete dhe kërkoi një përgjigje të qartë, duke shtuar se nuk ishte atje për të dëgjuar një fjalim të përgjithshëm.
Përgjigja e Ministrit Malaj ka qenë se fondi për bonusin e fundvitit 2025 do të jetë 100 milionë euro, dhe se një llogari pranë Bankës së Shqipërisë (BSH) do të hapet në varësi të performancës ekonomike për të menaxhuar këtë fond.
Debati u pasua nga një ndërhyrje të Elisa Spiropali, deputete e PS-së, e cila kërkoi që deputetët të rreshtojnë pyetjet e tyre.
Debati:
Gazment Bardhi: Sa do të jetë fondi në total për rritjen e pensioneve në 2025-ën?
Petrit Malaj: Kemi kohë të përgjigjemi, kemi 48 orë.
Gazment Bardhi: Unë e kuptoj se ministri nuk e njeh procedurën parlamentare, nuk i vë faj se nuk është deputet, por ne jemi organi ligjvënës dhe nuk e ndryshojmë rregulloren sipas dëshirës së pushtetit ekzekutiv. Pyetja ime ishte konkrete, s’jam këtu për të dëgjuar fjalimin tuaj.
Elisa Spiropali: A mund të biem dakord që secili deputet të rreshtojë pyetjet e tij?
Petrit Malaj: Për bonusin e fundvitit u ezaurua mjaftueshëm qartë nga kryeministri dhe bonusi i parashikuar për vitin 2025 do ketë 100 mln euro fond në dispozicion. Në varësi të performancës ekonomike do çelet një llogari pranë BSH-së për bonusin e fundvitit 2025.