Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vijon gjyqi për 10 persona të arrestuar, të akuzuar si pjesëtarë të një grupi të trafikut të kokainës nga Amerika Latine.
Kolumbiani Hiëlen Ledezma Narvaez dhe dy venezuelianët, Joze Ramon Zacarias Vasquez dhe Samuel Alfonso Moreno Serrano, kanë mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk kanë lidhje me trafikimin e kokainës. Ata kanë shpjeguar se udhëtuan në Shqipëri për qëllime turistike dhe për të mbjellë flokët, duke refuzuar çdo lidhje me aktivitetet e paligjshme.
Të arrestuarit janë:
Shtetasit shqiptarë:
1- Geis Sejfullai 42 vjeç, banues në Tiranë
2- Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
3- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
4- Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë
5- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
6- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
7 – Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
1- Hiwlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian
2- Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian
3- Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian