Mëngjesin e sotëm në Shkëmbin e Kavajës, ka humbur jetën në Durrës një 10-vjeçar pas një aksidenti të rëndë. Policia raporton se fëmija dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati, duke shkaktuar vdekjen e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, te Shkëmbi i Kavajës, një shtetas 10 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.