Vendosni fjalën kyçe....

Noka: Ku e ka Noc Rroku shpërblimin e pensionistëve dhe rrogën e 13-të që e ka pasur qeveria Berisha


Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama ku prezantoi buxhetin 2025, i pari që mori fjalën ishte Flamur Noka, i cili u shpreh se ky do të jetë buxheti i fundit që mazhoranca do të ketë mundësinë të miratojë, pasi në zgjedhjet e 2025, populli do të dijë kujt t’ia japë votën.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Flamur Noka ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë për menaxhimin e buxhetit dhe përkeqësimin e kushteve ekonomike për qytetarët. Ai ka kritikuar rritjen e buxhetit, duke thënë se ai është trefishuar, por për shpenzime të lidhura me korrupsionin, dhe jo për përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

Noka theksoi se pensionistët kanë të ardhura më të ulëta me 8% krahasuar me vitin 2013, duke i drejtuar pyetje qeverisë për shpërblimet dhe rrogën e 13-të të pensionistëve, të cilat, sipas tij, u ofruan gjatë qeverisjes së Berishës.

“Ky që doli ishte mbetja e pariciklueshme e këtij vendi

Kur isha i ri shihja pleniumet e parisë suaj, ka neveri më të madhe se kjo që pamë sot. Tha gënjeshtra, u trefishua buxheti. U tall me pensionistët dhe ju duartrokitët. Instituti i Sigurimeve Shoqërore paralajmëron rritje të inflacionit. Gënjeu, 50 mijë lekë ka qenë bonusi dhe rrogë të 13 në kohën e Berishës.

Foli mbetja e pariciklueshme e këtij vendi. Duatrokitjet tuaja si ato në pleniumet e partisë suaj. Ku është trefishuar buxheti, për vjedhjet tuaja po,  se për qytetarët Noc Rrokun.

8% kanë më pak të ardhura pensionistët se sa kanë pasur në vitin2013. Ku e ka Noc Rroku shpërblimin e pensionistëve dhe rrogën e 13-të që e ka pasur qeveria Berisha.

Për cilën shëndetësi foli ky, për atë të Vilmës që vodhi lekët e qytetarëve dhe e mbrojtët dhe nuk e çuat atje ke komisioni. Edhe për rrugët foli. Rrugë që bëni dhjetëfish më të shtrenjta se Kroacia e Kosova, pa llogaritur vendet e tjera”, u shpreh gjatë fjalës së tij Flamur Noka.