Për gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2025, deputetët e opozitës kanë ndërprerë fjalën e Kryeministrit Edi Rama, sapo ai ka nisur të flasë për bonuset për pensionistët. Deputetët janë ngritur në këmbë dhe kanë filluar të flasin, duke krijuar një kaos në sallë.
Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, iu bëri thirrje disa herë deputetëve të opozitës të uleshin dhe të prisnin radhën e tyre për të folur, por situata ka vazhduar pa qetësim. Pasi kaosi vazhdoi, Spiropali vendosi të ndërpresë seancën për një pushim të shkurtër.
“Ju lutem uluni, Kryeministri po flet. Më pas keni fjalën aq sa minutazh ka kryeministri. Ju lutem z. Bardhi bëjini thirrje grupit parlamentar të ulet në vend. Ju tërheq vëmendjen uluni dhe dëgjoni parashtrimin e pr.buxhetit 2025. Z. Bardhi ju tërheq vëmendjen. Bëjini thirrje grupit parlamentar të ulet. Qytetarët na ndjekin. Do keni rast t’i shprehni të gjitha pakënaqësitë tuaja. Të dëgjojmë kryeministrin. Rregullorja përcakton që nuk mund të ndërpritet seanca. Z. Dogjani ulet. Fjalën e ka kryeministri. 5 minuta pushim, ndërpritet seanca”,- u shpreh Spiropali.