Vendosni fjalën kyçe....

Rama hap thesin: Tani që po rritet ekonomia do bëjmë për pensionistët atë që s’e ka bërë kush


Kryeministri Rama hapi sot  thesin duke u premtuar pensionistëve përveç bonusit të fundit të vitit do shpërblehen edhe me bonusin e pranverës.

Në fjalën e tij në Kuvend pas tensioneve me demokratët, kreu i qeverisë tha se bonusi do përfshijë 511 mijë pensionistë e invalid pune si dhe përfitues pensionesh si nëna kryefamiljare apo fëmijë jetimë.

“Më konkretisht, për të gjithë ata që marrin një pension social është i barabartë më një rritje vjetore të pensionit prej 13%, Për nënat kryefamiljare dhe jetimët sjell një rritje me 35 % të pensionit mujor. Paralelisht me bonusin e dy dhe trefishuar të fundvitit në ditët e para të dhjetorit do kemi në BSH bonusin e pranverës. Do ndikojë në rritjen e të ardhurave të pensionistëve dhe do të jepet në fillim të pranverës. Vetëm me këto dy bonuse vjetore plus indeksimin automatik të pensioneve pensionistët do ta prekin menjëherë rritjen e pensioneve. Ndërkohë ne do të kemi gati vitin e ardhshëm dhe planin e ri të pensioneve në funksion të rritjes ekonomike i cili do të sjellë dhe të ardhura të tjera për pensionistët. Ne kemi bërë gjithçka kemi mundur. Tani që ekonomia në rritje namundëson më shumë do bëjmë atë që askush nuk e bën dot, ja ku e keni. As nuk e kanë idenë si bëhet.” – tha Rama.