Një sherr me thika ka ndodhur paraditen e sotme pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, në Tiranë, ku dy adoleshentë janë përleshur me njëri-tjetrin.
Sherri ka ndodhur mes dy nxënësve jashtë orarit të mësimit, pasi ka mbaruar ora e gjashtë. Njëri nga nxënësit është në klasën e tetë dhe tjetri në të nëntën.
Në sherr nuk janë përfshirë nxënës të tjerë. Dy nxënësit, njëri 14 dhe tjetri 15 vjeç kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportuar në spitalin e Traumës. Dy automjete të policisë ndodhen gjithashtu në vendngjarje, raporton gazetari Igli Çelmeta për “BalkanWeb”.