Deputeti Dashnor Sula ka ngritur një shqetësim serioz lidhur me mungesën e Brakiterapisë në Spitalin Onkologjik, duke theksuar se ky shërbim i domosdoshëm për pacientët me kancer nuk ka funksionuar për 13 vite.
‘Zoti ministër, e dini ju se për 13 vite në Spitalin Onkologjik nuk ka punuar braktiterapia. E dini këtë. Mendoni më shumë për rrugë dhe gjëra tjera sesa për gjëra bazë jetike të njerëzve’, tha ai.
Nga ana e tij, Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka dhënë një përgjigje lidhur me financimin e shëndetësisë, duke theksuar se buxheti për sektorin është rritur me rreth 400 milionë euro më shumë këtë vit. Malaj ka shtuar se për çështjet specifike si mungesa e aparateve dhe shërbimeve të caktuara, përgjegjësia është te ministria përkatëse, dhe se Ministria e Financave vetëm alokon fondet përkatëse për shëndetësinë.
‘Në lidhje me cëshjten e shëndetësisë besoj se shpenzohen rreth 400 mln euro më shumë që shpenzohen. Sa i përket mungesës së aparateve këtë nuk ka nga ta dijë ministri i Financave, kjo duhet të raportohet nga ministri i linjës dhe ministria e Financave bënë edhe alokimin e fondeve përkatëse’, tha ai.