Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, policia shoqëron 5 persona


Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat 5 persona, mes të cilëve edhe 3 të miturit që dyshohet se janë autorë të vrasjes së një bashkëmoshatari të tyre, 14 vjeçar, dhe plagosjes së një tjetri.

Sipas burimeve mediatike  5 personat janë shoqëruar nga policia, 3 prej të cilëve dyshohen si autorë të ngjarjes, dhe do të merren në pyetje.

Ngjarja ndodhi pas orës së 6 të mësimit, teksa dy 14-vjeçarët, u sulmuan në një rrugicë nga 3 bashkëmoshatarët e tyre me grushta dhe më pas me thikë.

Bëhet e ditur se viktima u qëllua 6 herë me thikë, ndërsa 14-vjeçari i plagosur 2 herë.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamera sigurie, ndërsa krimi ka ndodhur brenda 90 sekondave. Dyshimet e para janë se konflikti mes 5 të miturve, të gjithë 14-vjeçarë, ka ndodhur në rrjetet sociale.