Vendosni fjalën kyçe....

“500 mijë euro mandati” – Agron Shehajt tentojnë t’i prishin takimin (Video)


Partia “Mundësia” e drejtuar nga Agron Shehaj, organizoi ditën e sotme takimin inaugurues të degës nr.1 në Tiranë.

Takimi i sotëm sipas një video të postuar nga drejtuesi i partisë, Agron Shehaj, u tentua të prishej nga një person i cili mbante të veshur një bluzë ku shkruhej në gjoks 500 mijë euro një mandat?” dhe në kurriz “Fronti Popullor”

Siç shkruan Shehaj personat ishin dërguar për të prishur takimin por nuk ja dolën.

I dërguan për të prishur takimin por dështuan. Kishin dërguar disa persona të veshur me bluza me mesazhe intimiduese, me qëllimin për të na prishur takimin e jashtëzakonshëm që bëmë sot te Njësia 1. I ftova të ngjiteshin në skenë, por u larguan, sepse nuk kishin asgjë për të thënë. Unë i ftova për t’u dhënë një MUNDËSI. Sepse MUNDËSIA është e të gjithëve, dhe ky pushtet nuk mund të përdorë më të pamundurit”-shkruan Shehaj.

Nuk dihet autori apo entiteti i cili donte që Agron Shehajt t’i prishej takimi që po zhvillonte për të promovuar partinë e tij.