Deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj, në një deklaratë nga foltorja e Kuvendit, ka denoncuar gjendjen e vështirë të pensionistëve dhe situatën e mjerueshme në spitalin e Lezhës.
Ajo akuzoi qeverinë se e ka lënë pas dore këtë kategori të shoqërisë, duke theksuar se 790 mijë pensionistë në vend janë të detyruar të mbijetojnë vetëm me ndihmën e fëmijëve emigrantë.
Lidhur me shëndetësinë në Lezhë, Metaliaj përshkroi kushte të mjerueshme në spitalin ku marrin shërbim banorët e zonës. “Spitali i Lezhës, që funksionon në ish-maternitetin e vjetër, duket si një spital lufte. Pa shtretër, pa dyer, pa dritare, dhe dhomat ndahen me perde. Mungojnë aparaturat dhe ilaçet. Me një krizë në stomak, të japin recetën dhe të thonë: ‘Shko merre te farmacia përballë sepse ne nuk e kemi’,” deklaroi deputetja.
“Sot Lezha dhe fshatrat perreth jane bosh. Sot kanë mbetur vetëm pensionistët që përbëjnë afër 40% e popullsisë. 790 mijë presionistë që në fakt ju i keni shndërruar në lypës që shtrijnë dorën fëmijëve që kanë nëpër emigracion për t’i mbajtur me bukë dhe me ilaçe.
Dhe dje Kryeministir u hodhe nje lemshoe sepse kujtohet që presionistët ushqehen vetëm njëherë ne katër vite kur janë zgjedhje parlamentare dhe ju hodhi një lemoshë.
Jo mor jo zoti kryeministër ata pensionistë duan te ushqehen 12 muajt e vitit 365 dite të vitit duhet paguajnë ilaçe të paguajnë faturën energjisë elektrike të pijshëm duan te ushqehen duan të jetojnë me dinjitet në këtë vënd
Zonja ministre a e dini ju se ku e marrin shërbimi shëndetësor banorët e Lezhës? E marrin shërbimi shëndetësor tek ish materniteti i vjetër që të ngjan me një spital sikur të ishte spitali i luftës ne gaza.
Këto janë pamjet e spitalit ku marrin shërbimi shëndetësor banorë të lezhës sot, pa shtretër pa dyer, pa dritare ndahet me perde dhomat e të sëmurëve. Keto jane kushtet mizerabël ku marrin shërbimin shëndetësor banoret e Lezhës.
Mungojnë shtretërit, mungojnë aparaturat, mungojnë ilaçet, me një krizë në stomak të shkosh të jep recetën dhe thotë “shko merre te farmacia përballë sepse ne nuk e kemi”, u shpreh deputetja Metaliaj.