Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i PS-së Metaj “gjen” përgjegjësin: Familjet shqiptare të pyesin veten para pasqyrës si po i edukojnë fëmijët


Deputeti i PS-së Metaj tha nga foltorja e Kuvendit se familjet shqiptare duhet të dalin para pasqyrës dhe të shohin veten se si po i edukojnë fëmijët.

Sipas socialistit, mësuesit nuk mund të zgjidhin të gjitha problemet që kanë fëmijët dhe se qeveria nuk mund të caktojë polic në çdo cep shkolle.

“Dua të shpreh ngushëllimin tim për ngjarjen tragjike të djeshme ku një fëmijë humbi jetën pas një akti dhune. Ky është pasqyrim i krizës së thellë që po kalon shoqëria jonë ku edukimi në familje me vlera po zbehet dita në ditë. Ka ardhur koha që çdo familje shqiptare të dala para pasqyrës dhe të bëjë pyetjen se çfarë po bëjmë ne për të rritur fëmijë të përgjegjshëm me vlerat e jetës.Sepse nuk ka asnjë mësues që mund të zgjidhë të gjitha problemet e çdo fëmije siç nuk ka asnjë qeveri që nuk mund t’u vërë nga një polic në çdo cep shkolle.” – tha Metaj.