Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet në mesnatë 28-vjeçari në Tiranë


28-vjeçari Klaudio Prendi është ekzekutuar mesnatën e shkuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 1 e 40 të mëngjesit në zonën e Xhamllikut në Tiranë ndërsa i riu u qëllua me të  paktën 5 plumba. Ai u dërgua me shpejtësi në spital po nuk mundi të mbijetojë.

Prendi ka qenë duke hipur në makinën e tij pasi ka dalë nga një lokal. Pas vrasjes së 28-vjeçarit në zonën e Farkës është gjetur e djegur një makinë e cila dyshohet se u përket autorëve.

Prendi është djali i gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq pas vettingut.

“Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko” , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.  Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”, njofton policia.