Vendosni fjalën kyçe....

Media gjermane: Pronari i ri i koncensionit të portit të Durrësit, lidhje të errëta në Amerikën Latine


Media gjermane capital-beat.tv i ka dedikuar ditën e djeshme një artikull zhvillimeve të fundit në Portin e Durrësit në lidhje me ndërrimin e diskutueshëm të operatorit, përplasjeve ligjore si dhe skandalit të eksporteve të dyshimta.

Sipas artikullit, Filip Rogosic, biznesmen kroat, përshkruhet si i lidhur me kompani në Amerikën Latine.

“Për më tepër, ngrihen pyetje mbi rrjetet ndërkombëtare të operatorëve të rinj. Filip Rogosi dhe lidhjet e tij me rrjete tregtare ndërkombëtare në Europë dhe Amerikën Latine nxisin shqetësime mbi praktikat e biznesit dhe përgjegjësinë e aktorëve të ardhshëm.” – shkruhet në artikull.

Gjithashtu artikulli përmend të aferm të tij në këtë biznes.

Capital-beat vijon më tej se, për Portin e Durrësit, si një vend strategjik, vendi duhet të përcaktojë rregullat e lojës për investitorët e huaj sepse në të kundërt Shqipëria rrezikon jo vetëm reputacionin e saj, por edhe të ardhmen ekonomike.

Artikulli i plotë

Porti më i rëndësishëm i Shqipërisë është sërish në qendër të vëmendjes, dhe zhvillimet e fundit në Portin e Durrësit ngrenë pyetje që shtrihen përtej kufijve kombëtarë. Madje edhe në politikën gjermane, zhvillimet po ndiqen me shqetësim.

Në qendër të këtyre ngjarjeve: një ndërrim i diskutueshëm i operatorit, përplasje ligjore dhe një skandal për eksportime të dyshimta. Këto ngjarje tregojnë se Shqipërisë i duhet urgjentisht një strategji e qartë për mbrojtjen e investitorëve të huaj.

Një ndërrim i diskutueshëm i operatorit

Në vitin 2013, koncesioni për kalatën lindore të portit iu dha nga qeveria shqiptare, e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha, kompanisë gjermane EMS Shipping and Trading GmbH, në një përpjekje për të rritur efikasitetin përmes menaxhimit privat.

Megjithatë, në vitin 2024, EMS e braktisi projektin dhe shiti koncesionin për 13 milionë euro te kompania kroate SCAPHA D.O.O., e drejtuar nga Filip Rogosi?.

Ajo që ishte planifikuar si një transferim pa probleme, shpejt u shndërrua në një katastrofë për opinionin publik. Pak pas ndërrimit të operatorit, dolën raportime për eksportimin e materialeve potencialisht të dëmshme, të cilat u dërguan përmes portit drejt Azisë. Qeveria shqiptare ia hodhi fajin EMS-it, por kompania gjermane mbrohej duke thënë se nuk ishte përgjegjëse për miratimin e ngarkesave të tilla.

Përplasje ligjore dhe presion ekonomik

Problemet rreth EMS-it nuk përfunduan këtu. Që në vitin 2022, kompania kishte kundërshtuar planet e qeverisë shqiptare për të zhvendosur operacionet e portit në Porto Romano, për t’i hapur rrugë një projekti luksoz, “Durrës Marina”. EMS paditi Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, duke kërkuar 40 milionë euro dëmshpërblim. Ky rast përfundimisht u zgjidh kur EMS shiti koncesionin te SCAPHA. Megjithatë, pyetjet bazë mbeten: Sa të sigurta janë investimet afatgjata në Shqipëri, kur planet e qeverisë ndryshojnë në mënyrë të paparashikueshme?

Angazhimi i Shqipërisë për transparencë

Situata në Portin e Durrësit nxjerr në pah një dobësi thelbësore: mungesën e transparencës dhe mbrojtjen e pamjaftueshme për investitorët. EMS dhe SCAPHA D.O.O. janë shembuj të asaj se sa shumë Shqipëria varet nga kapitali i huaj, por pasiguritë mund të largojnë investitorët e tjerë të mundshëm.

Për më tepër, ngrihen pyetje mbi rrjetet ndërkombëtare të operatorëve të rinj. Filip Rogosi? dhe lidhjet e tij me rrjete tregtare ndërkombëtare në Europë dhe Amerikën Latine nxisin shqetësime mbi praktikat e biznesit dhe përgjegjësinë e aktorëve të ardhshëm.

Një çështje e besueshmërisë

Porti i Durrësit është një pikë qendrore ekonomike për Shqipërinë. Por, për ta siguruar si një vend strategjik, vendi duhet të përcaktojë rregullat e lojës për investitorët e huaj. Pa reforma dhe një angazhim për transparencë, Shqipëria rrezikon jo vetëm reputacionin e saj, por edhe të ardhmen ekonomike.

Shitja te SCAPHA D.O.O. mund të jetë një pikë kthese – nëse nxirren mësimet e duhura. Porti përfaqëson lidhjen e Shqipërisë me botën. Tani i takon qeverisë që ta mbrojë këtë lidhje.