Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Apeli i GJKKO-së i refuzoi ankiminin për të dalë nga arresti me burg.
Meta shkruan se nuk është çuditur nga vendimi duke quajtur drejtësi me regji nga “narkoshteti”.
Kreu i Partisë së Lirisë, thotë se “desorosifikimi” i drejtësisë është emergjencë kombëtare.
“Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia me regji e Narkoshtetit.
Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman.
Desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.
Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus”-shkruan Meta.