Deputeti i PS-së Etjen Xhafaj replikoi me atë të PD-së Zhupa në seancën e sotme në Kuvend lidhur me vrasjen ditën e djeshme të 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.
Ai tha se këto gjëra nuk ndodhin vetëm në Shqipëri dhe se opozita po përpiqet ta përdorë për politikë ngjarjen e rëndë.
“Prandaj nuk mund të marrësh përsipër të flasësh ca gjëra dhe t’i përkthesh në patetizëm politik në mes të kësaj salle për dhimbjen e një familjeje që është shumë më reale se radikalizimi që doni t’i bëni një veprimi politik dhe qënuk ka fare kuptim në këtë sens. Nëse kërkoni nga një dorëhqeqje sa herë që ndodh diçka i bie që ti duhet të bëhesh kriminel. Që t’i mbarosh të gjithë dhe të bëhesh ti pastaj. Se me ty do pushojnë të gjitha dhe kjo është përralla që u tregoni shqiptarëve natë e ditë. Në vend që të rrimë e të flasim këtu si t’i zgjidhim këto gjëra më mirë, se nuk janë gjëra që ndodhin vetëm në Shqipëri, po ja ndodhi në Shqipëri dhe duhet të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë për t’i zgjidhur.” – tha deputeti i PS-së Etjen Xhafaj.