Vendosni fjalën kyçe....

Projektbuxheti i vitit 2025 miratohet me votat e socialistëve


Parlamenti ka votuar në parim projektbuxhetin për vitin 2025 pas një seance maratonë në Kuvend.

Deputetët votuan me 75 vota pro miratimit dhe 40 kundër, ndërsa në sallë ishin të pranishëm 116 ligjvënës.

Seanca e sotme u shoqërua me debate të shumta mes deputetëve të opozitës dhe shumicës qeverisëse.

Ata shkëmbyen replika lidhur me buxhetin por edhe temat kryesore të ditës.

Opozita kritikoi buxhetin duke e quajtur atë buxhet që nuk shkon në ndihmë të pensionistëve, rritjes së pagave apo edhe subvencioneve në bujqësi.

Përveç oponencës në parlament, opozita kishte thirrur edhe një protestë nga ora 17:00 para parlamentit e cila zgjati deri në orën 19:00.