Presidenti ukrainas Zelensky do t’i paraqesë vendit një “plan të qëndrueshmërisë”, që synon ngritjen e moralit, ka raportuar Sunday Times. Nisma vjen pasi i ashtuquajturi plani i tij i fitores mori një përgjigje të vakët në kryeqytetet perëndimore muajin e kaluar.
Plani i fundit synon ukrainasit dhe “merr parasysh gjendjen psiko-emocionale në të cilën ndodhet vendi,” i tha gazetës britanike këshilltari kryesor i Zelensky, Mikhail Podoliak.
“Ne duhet të tregojmë qartë se si do t’i japim përparësi investimeve në industri, si do të funksionojë sektori i energjisë, si do komunikojmë mobilizimin e ushtrisë, do forcojmë mbrojtjen fizike, të gjitha çështjet më të dhimbshme që lidhen me qëndrueshmërinë e vendit janë duke u përpunuar,” tha ai.
Nuk janë zbuluar hollësi të mëtejshme, por Sunday Times vuri në dukje se një punim akademik i dorëzuar qeverisë për planin thotë se Ukraina duhet të ruajë burimet e saj natyrore për eksport në SHBA dhe BE. Vendi “zotëron 22 nga 34 mineralet e identifikuara nga BE-ja si lëndë të para jetike”, thuhet në të, duke shtuar: “Aleatët kryesorë të Ukrainës duhet të pranojnë se humbja e Ukrainës do të thot fitore e Rusisë dhe Kinës “.